Camerata Tiranës feston një vjetorin e saj, në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në datën 21 qershor dy festa në një ditë
Dita Ndërkombëtare e Muzikës, 21 qershori, historinë e saj e nis nën emrin "Faites de la Musique". Në ketë datë u organizuan aktivitete nën temën"bëni muzikë", duke nxitur parizienët të interpretonin muzikë, nëpër rrugët e qytetit të tyre. Fillimisht kjo ditë u përcaktua si një festë me karakter kombëtar për Francën, por pas vitit 1985 u deklarua si festë edhe për Europën. Festimet u përhapën në vitet në vijim edhe në vende të tjera të planetit dhe brenda 15 vjetësh u njoh në rreth 100 vende si Dita Ndërkombëtare e Muzikës. Në kuadër të kësaj dite, por dhe krijimit të një vjetorit të orkestrës Camerata e Tiranës në bashkëpunim me TKOB sjellin për publikun një tjetër koncert emocionues. Shoqata franko-shqiptare Artema do të festojë në datën 21 qershor, bashkë me të gjithë artdashësit shqiptar, një vjetorin e krijimit të orkestrës Camerata e Tiranës, dhe mbi të gjitha motivin për të cilin bëhet ky koncert, festën e muzikës. Ka kaluar tashmë një vit nga suksesi i koncertit të parë të Cameratës së Tiranës, ai i datës 21 qershor 2008, me solisten e mirënjohur shqiptare Klodiana Skënderi. Këtë herë, Camerata e Tiranës, vjen me një eksperiencë një vjeçare në festën e muzikës. Shoqata Artema-Shqipëri, duke ndjekur ambiciet e saj për ti dhënë jetë muzikës klasike nëpër skenat shqiptare, pjesë e projektit të shtrirë në kohë, sjellë në këtë program pjesë shumë të njohura dhe meqenëse festa është një traditë evropiane, atëherë dhe programi do të jetë i larmishëm me pjesë si Mozart, Grieg, Tchaikovsky, Bizet, Britten. Në bashkëpunim me Cameratën e Tiranës, në skenën e Teatrit të Operës do të ngjitet dhe këngëtarja e mirënjohur mezzosoprano Vikena Kamenica për të performuar në këtë festë pjesë nga Bizet (Carmen, Habanera, etj). Programi në pjesën e parë do të ketë vepra nga Mozart - Divertimento në Re Maggiore, Grieg - Holberg Suite (1,3,5).Pjesa e dytë do të jetë me vepra nga Çajkovski Suk, A. Dvorak - tre valse, Bizet - Carmen Suite dhe Seguedille e Habanera dhe Britten Pizzicato. I ftuar special është Jean Michel Ferran dirigjent (Francë).Ai ka studiuar ne Konservatorin e Toulousë-s, e më pas në Konservatorin Superior të Parisit, si dhe në Konservatorin Rus (piano). Më pas mbron dhe një tezë në filozofi. Kompozitor, dirigjent, e pianiste, është aktualisht dhe drejtori i Konservatorit Paul Dukas në Paris. Kritika e konsideron si bërës muzike, kompozitor i pasionuar, ai e konsideron muzikën, dhe e trajton atë pa asnjë lloj paragjykimi estetik. Gjithashtu, interpret tepër kurioz, shtrin repertorin e tij pianistik që nga vepra të shekullit të 16-të, deri në ato të muzikës konterporane, duke ndarë pasionin dhe ndjeshmërinë e tij muzikale me artistë e kolegë të njohur botërisht si, Denis Pascal, Dominique de Williencourt, Didier Henry, Karine Saporta, Ansambli Inter contemporan i Parisit, duke performuar në gjithë kontinentet, Brazil, Japoni, Arabi Saudite, Rusi, Berlin, Amsterdam, Romë etj.
Si nisi ky projekti Camerata e Tiranës
Ky projekt ka nisur pikërisht një vit më parë nga ambicia për të mbështetur të rinjtë shumë të talentuar që vendi ynë nxjerrë çdo vit, duke i aktivizuar ata nëpërmjet krijimit të Cameratës së Tiranës dhe bashkëpunimit me artistë e mjeshtër të huaj. Kjo orkestër dhome është krijuar tashmë me synimin, që edhe kryeqyteti ynë të ketë një formacion orkestral të kësaj kategorie ashtu sikurse dhe metropolet e tjera më të rëndësishëm të Europës. Të rinjtë, jo vetëm që aktivizohen dhe formohen në gjirin e një strukture të tillë, por kane mundësinë të luajnë e të përfitojnë nga niveli dhe eksperienca e solistëve nga më të njohur në botë si: Supersolisti i Operës së Parisit Frederic Laroque, Dominique de Ëilliencourt, Vladimir Mendelssohn, Pascal Gallet, Emmanuel Rassfelder, Jean Ferrandis, Nicolas Dautricourt... . Me solistë të huaj por edhe me artistë shqiptar që sot, ndajnë e përçojnë artin e tyre në skena të ndryshme të botës si; Klodiana Skenderi, Inva Mula, Arben Spahiu, Enkelejda Shkoza, Klajdi Sahatçiu, etj. Këta dikur ishin të rinjtë e të talentuar, që gjetën mbështetjen nëpër skenat jashtë vendit. Sot Camerata e Tiranës zgjon mundësinë, që ata të rikthehen e të ndajnë artin e tyre, me publikun që i dha duartrokitjet e para, me publikun i cili stimuloji që në moshë te re tek ata, dëshirën për të vazhduar në rrugën e bukur të artit. Ky është thelbi, dhe një nga objektivat e shoqatës franko-shqiptare, Artema. Përzgjedhja e artisteve të rinj pjesë e kësaj orkestre bëhet nëpërmjet audicioneve, ku pjesëmarrja shumë e gjerë, la një shije optimizmi për sa i përket tendencës pozitive, që këta të rinj kanë në angazhimin e tyre artistik. Shoqata Artema-Shqipëri u bazua në standardet e orkestrave më profesionale europiane, për të krijuar këtë formacionin orkestral të kryeqytetit. Orkestër kjo, që mbart dhe do mbarti projekte artistike gjithnjë e më dinjitoze. Të rinjtë muzikantë përzgjidhen nga një komision i ndërtuar nga profesionistë të njohur të vendit, të cilët, janë ata vetë që tashmë kanë marrë mbi supe përgjegjësinë e formimit dhe integrimit të këtyre të rinjve në rrugën e gjatë të profesionalizimit si artistë. Një mbështetje tepër dinjitoze Camerata e Tiranës ka marrë dhe nga AMC-ja apo të tjerë institucione mbështetës, të cilët kontribuojnë në seriozitetin dhe mbarvarësinë e projektit të saj, si dhe në dobishmërinë e rolit artistik që ajo ka ndërmarrë. Shoqata Artema-Shqipëri, kontribuon në mbështetje të të rinjve artistë të cilët i bashkohen ambicies së saj për të aktivizuar talentin e fshehur në barrierat kohës ku jetojmë, e luftës që muzikantët bëjnë për t'i dhuruar publikut të tij, artin e tyre.
Last Updated on Thursday, 18 June 2009 09:24