Nje dokumentar per Mjeden
Edhe pse kritiket e letersise nuk e kane dhene si duhet fjalen per vlerat; historianet per mbijetesen dhe perpjekjen e Ndre Mjedes dhe anen e tij bardhe e zi, ne Shkoder publiku e ka duartrokitur gjate filmin "Andrra e Jetes", te realizuar nga Dom Nike Ukgjini.
Pak njerez e dine jeten por dhe vuajtjet qe hoqi ne kurriz, nje nga kleriket me te ditur shqiptare te gjithe koherave, Dom Ndre Mjeda. Por, kur ditet e fundit, ne kinema u promovua filmi dokumentar-artistik "Andrra e Jetes", kushtuar poetit te shquar Ndre Mjeda, ai u duartrokit gjate. Filmi dokumentar, i cili pati kohezgjatje prej 42 minuta, mban si producent Nike Ukgjinin. Skenaristi i filmit eshte studiuesi me i njohur i kesaj figure, Mentor Quku; kurse regjisori i saj eshte Gjovalin Gjoni; aktori, Tonin Gega, ka bere rolin e Mjedes- si dhe grimistia, Marina Jaku nga Ulqini, ishte perpjekur per ta sjelle sa me ne kohe dhe sa me afer perfytyrimit, qe kemi nga imazhet e tij. Dom Nike Ukgjini eshte autor i pese filmave dokumentare dhe ka bere shume qe te shkoj nepermjet nje retrospektive- drejt jetes dhe vepres se poetit te madh Ndre Mjeda.
Elementet e filmit pak a shume jane ato te pjeses me te njohur te jetes se tij: Koha si famullitar ne Vig dhe Kukel; arrestimi ne vitin 1902; Mjeda mesues; pjesemarrja e tij ne Kongresin e Manastirit etj. Filmi ka pasur te ftuar dhe drejtorin e Qendres Albanologjike, prof. Ardian Marashit; kryetari i Qarkut, prof. Gjovalin Kolombi; kryeipeshkvin e Shkodres, Imzot Angelo Massafra dhe klerikeve te tjere.
Xhirimet e dokumentarit jane bere dhe jashte vendit, ku Mjeda ka bere studimet e tija filozofike dhe teologjike si ne Chatenau des Alleux, prane Lavalit ne France, ku per nje kohe te shkurter Mjeda kishte studiuar; pastaj ne Kraljevice te Dalmacise ku ka perfunduar studimet filozofike,(1887-1877); ne Krakova te Polonise, ku Mjeda kishte perfunduar studimet teologjike (1887-1895) etj. Ndersa, brenda vendit xhirimet jane realizuar ne Shkoder ku ai ka lindur dhe eshte rritur, pastaj ne Mjede dhe fshatrat per rreth te Vau te Dejes etj. Xhirimet e kulmore te filmit jane ne famullin e Kuklit- komuna e Bushatit, ku Mjeda kaloi pjesen me te madhe te jetes se tij klerikale dhe letrare (1906-1937) dhe ku la gjurme te dukshme edhe materiale si: Kishen dhe Qelen e famullise te ndertuar nga vet ai.
Dom Ndre Mjeda eshte nje figure e njohur e kultures shqiptare, por edhe me shume probleme me eproret e tij. Mbahet si poet, perkthyes, poliglot dhe meshtar i mire, teolog i spikatur dhe bari i pershpirtshem. Mjeshter i madh i vjershes dhe poemes. Ai me veprat e tija ka ofruar vargje te bukura me plote ndjenje e sharme artistik. Nder veprat e tij me te njohura jane "Vaji i bylbylit", te cilen e ka shkruar ne moshe fare te re, "I tretuni", "Lirija", "Andrra e jetes", e cila mund te quhet jo vetem kryevepra e Mjedes, por edhe nje nga veprat me te mira te letersise shqipe.