E Diel, 1 Nëntor 2026

Camerata e Tiranës nis sezonin artistik me veprat e autorëve çek Jozeph Suk dhe Antonin Dvorak

>
Romantizmi çek erdhi me tinguj muzikor në Tiranë. Orkestra Camerata e Tiranës hapi sezonin e saj artistik për këtë vit me koncertin klasik Udhëtim në Pragë, me dy serenata më të njohura të literaturës botërore. Ky udhëtim romantik në Pragë, ishte nën dirigjimin e francezit Jean Michel Ferran, aktualisht drejtues artistik i orkestrës Camerata e Tiranës. Në skenën e Akademisë së Arteve u interpretuan dy prej majave të romantizmit çek, serenatat për orkestër harqesh të kompozitorit Jozeph Suk dhe Antonin Dvorak. Koncerti i kësaj orkestre harqesh kishte për qëllim evidentimin e vlerave profesionale të instrumentistëve të rinj të kësaj orkestre, tingujt e të cilëve do të na shoqërojnë gjithë sezonin artistik të këtij viti. Në kalendarin e aktiviteteve për këtë sezon në Camerata e Tiranës janë planifikuar dhe disa mbrëmje koncertore me të ftuar specialë,  artistë të mëdhenj e solistë të orkestrave më në zë në botë, qofshin këto shqiptarë apo të huaj. Orkestra Camerata e Tiranës tashmë ka treguar shumë qartë  performancën e saj artistike, duke mbështetur, shoqëruar dhe bashkëpunuar me artistë të mëdhenj ndërkombëtar. Mbrëmja koncertore Udhëtim në Pragë përcolli tingujt e muzikës së dhomës pranë publikut artdashës me notat e talenteve më të reja që ka sot vendi ynë. Nën drejtimin e dirigjentit të madh francez Jean Michel Ferran, që aktualisht është dhe dirigjenti  permanent i orkestrës, Camerata e Tiranës, i shoqëroi të pranishmit në një udhëtim romantik në Pragë, me dy nga serenatat më të njohura të literaturës botërore, duke venë ballë për ballë ndjeshmëritë muzikore të dy majave të romantizmit çek, serenatat e Jozeph Suk dhe Antonin Dvorak. Ndërkohë që violinisti Roland Xhoxhi shprehet se koncerti kishte një repertor të bukur të muzikës çeke, duke sjellë dy kompozitorë të njohur,veprat e të cilëve përcollën emocion tek publiku. Ky është koncerti i radhës, dhe siç është bërë traditë tashmë në datën 24 të çdo muaji ne në mënyrë të planifikuar, nga pikëpamja artistike ne zhvillojmë koncertin e radhës. Ne jemi duke punuar, duke investuar në mënyrë që nesër japim më të mirën tonë. Nuk është aspak e lehtë, pasi arti ka gjithmonë të reja. Në koncert vijmë me serenatën e Dvorakut dhe Sukut. Janë të dy autorë çek. Njihet muzika çeke me karakterin popullor, me karakter shumë të dëgjueshëm për publikun, tregon violinisti Xhoxhi. Më tej ai u shpreh se: Nga pikëpamja orkestrale këto janë dy pjesë të mëdha të formacionit të harqeve. Kemi vënë përballë muzikë çeke me autorë çek. Si fillim jemi vetëm në Tiranë, por më vonë shpresojmë që të japim dhe koncerte në vende të tjera. Nën tingujt e violinave, violave dhe violonçelit, veprat e dy kompozitorëve të njohur çek u interpretuan me një nivel të lartë artistik, nga instrumentistët e Camerata e Tiranës. Instrumentisti Arben Llozi duke folur mbi rëndësinë e këtij sezoni artistik tregon se nëse do të ishte mundur koncerte të tilla do të zhvilloheshin dhe në qytete të tjera. Sipas tij kjo orkestër ka një nivel të lartë artistik dhe në përbërjen  e saj ka instrumentistë të talentuar. Kur ngrihet një aktivitet i ri artistik dhe elitar ai do të fillojë në kryeqytet, por që do të shkojë dhe nëpër rrethe. E rëndësishme është jo vetëm niveli artistik, por dhe mbështetja financiare. Është një orkestër profesionale, me muzikantë profesionistë dhe me njerëz që udhëtojnë me këtë zanat dhe japin maksimumin, të cilët duhet të kompensohen. Për sa kohë që janë financimet e mundshme për të zhvilluar koncerte në Tiranë, ato do të zhvillohen këtu. Në momentin që do të krijohet mundësia për të dalë dhe nëpër rrethe, patjetër që të gjithë do të ishin dakord, tregon instrumentisti Arben Llozi. Më tej ai shton se ardhja e dirigjentëve të huaj i shërben orkestrës, por dhe shkëmbimeve kulturore. Orkestra është e organizuar mirë dhe me instrumentistë, me dirigjentë shumë të mirë, të cilët e kanë parë këtë orkestër, kanë vërë re incizimet si dhe shumë materiale të tjera. Kjo është një mundësi e mirë për të bërë lëvizje mbi nivele të caktuara. Unë e kam provuar dhe vetë për të lëvizur nëpër botë, varet nga kush nivel nis për të lëvizur. Nëse ti nisesh si një institucion, si një orkestër prezantohesh me një program të caktuar me koncerte atëherë dhe niveli i përcaktimit është më i lartë, jep koncerte në qytete më të rëndësishme, tregon instrumentisti Llozi. Sipas artistëve të kësaj orkestre, çdo aktivitet që ata zhvillojnë mundohen q ë ai të jetë në një nivel sa më lartë dhe të përcjelli emocion tek publiku. Ka koncerte po bëhet dhe një stinë koncertore në Akademinë e Arteve, por ne po flasim për nivelin e lartë profesional. Dhe sa më i lartë të jetë niveli profesional aq më shumë do të ndiqet nga publiku, por dhe publiku vetë do ta ndjekë gjithnjë dhe më tepër. Niveli i një muzike të lartë pëlqehet më shumë nga publiku, aq më tepër që ka 10 vjeçarë që ndjek muzikë klasike të niveleve të ndryshme. Unë e kam vërë re se kur ka muzikë dhe solistë të mirë sallat mbushte plot, tregon violinisti Arben Llozi. Ndërkohë që koncerti i parë i Camerata e Tiranës ishte nën dirigjimin e francezit Jean Michel Ferran. Për instrumentistin Llozi këto bashkëpunime i shërbejnë shkëmbimeve kulturore dhe sipas tij: Dirigjentët e huaj kanë pasur një informacion më të ngjeshur, dhe ne kemi pasur një  periudhë shkëputjeje. Ky problem ka qenë dhe për dirigjentët të cilët nuk kanë pasur mundësi të kenë marrëdhënie të shpeshta me botën. Dirigjentë shqiptarë janë të mirë dhe kanë bërë aktivitete, por është mirë që bëhen dhe ballafaqime me nivele të huaja, që edhe publiku të bëjë diferencimet e veta. Më tej ai tregon se këto koncerte të cilat do të jenë të përmuajshme do të sjellin një sërë veprash të autorëve të njohur botërorë. Sipas tij Camerata e Tiranës me instrumentistët e saj do të jetë një aktivitet më shumë në jetën kulturore të kryeqytetit. Koncertet do të jenë të përmuajshme, të cilat do të sjellin vepra të autorëve të njohur botërorë. Bëhet fjalë për nivele të larta dhe një program i rëndësishëm, por dhe solistë të rëndësishëm. Orkestra është krijuar nëpërmjet audicionit. Ajo mund të punojë nga 12 deri në 25 vetë. Është një orkestër që nuk është buxhetore, e cila ka një numër të caktuar personeli që përcaktohet sipas një programit që ne luajmë, por ka një bazë e cila më pas dhe mund të zgjerohet, tregon ai. Një prej instrumentistëve të rinj të kësaj orkestre, violonçelisti Mario Guralumi tregon se e ndjen veten mirë me këtë orkestër. Ai është kthyer nga pas studimeve që ka bërë jashtë vendit dhe tashmë  zhvillon aktivitetin e tij me Camerata e Tiranës. Në këtë eksperiencë e ndjej veten shumë mirë. Gjej një nivel fantastik, i cili është me një përgatitje shumë të lartë nga dirgjeni, po ashtu dhe artistët. Punohet me një mënyrë serioze. Kam studiuar jashtë shtetit dhe i përkas të rinjve që janë rikthyer. Koncerti me muzikë çeke vjen me dy serenata të dy autorëve të njohur, të cilët kanë qenë dhe shokë, tregon violonçelisti Guralumi. Udhëtim në Pragë u përcoll nga publiku me një formacion harqesh, ku morën pjesë 21 instrumentistë. Ndërkohë që nga drejtori artistik Arben Skënderi mësohet se koncerti i radhës do të sjellë një artist tjetër të njohur.

Francezi Jean Michel Ferran: Camerata e Tiranës, me të rinj profesionistë

Dirigjenti francez Jean Michel Ferran për ardhjen e tij në Shqipëri ka treguar se ka mirëpritur ftesën që i është bërë nga drejtori artistik i Camerata e Tiranës për të bashkëpunuar me këtë orkestër. Ndër të tjera ai tregon se: Kam punuar me drejtorin artistik të Camerata e Tiranës, Arben Skënderi, prej disa vitesh në Paris, ku ai ka edhe shtrirjen e aktiviteteve artistike. Ishte Skënderi ai që hodhi propozimin e këtij bashkëpunimi dhe unë e pranova me kënaqësi ftesën e tij. Për mua kjo është një ftesë simbolike, sepse se unë kam nënshkruar një kontratë si dirigjenti permanent i këtij aktiviteti, dhe pjesa më e madhe e koncerteve do të jenë nën drejtimin tim. Ajo që më pëlqen në këtë formacion është dëshira e madhe e të rinjve, të cilët janë në kërkim të eksplorimit të risisë. Puna që bëhet në orkestrën e Camerata e Tiranës ës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›