E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron: Jemi për marrëdhënie realiste me Uashingtonin

SHBA

David Cameron ka mbërritur në Uashington në kuadër të vizitës së tij të parë si Kryeministër në SHBA. Ai pritet të kalojë tri orë me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të zhvillojë bisedime me kongresmenë. Duke shkruar për një gazetë të martën, Cameron premtoi një marrëdhënie më realiste me Amerikën dhe t'i jepte fund një përplasje lidhur me lirimin e personit të dyshuar për bombën në Lockerbie. "Aleanca nuk mbahet nga lidhjet historike apo besnikëria e verbër, është një partneritet i zgjedhur që u shërben interesave tona kombëtare". Me këto fjalë të shkruara për një gazetë amerikane, David Cameron përpiqet të ritheksojë marrëdhëniet e Britanisë me SHBA-në. Kryeministri thotë se nuk është një ëndërrimtar idealist lidhur me këtë marrëdhënie speciale. Këto janë deklarata të forta nga një zyrtar, që është vetëm disa orë larg vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë si Kryeministër në kohën e një përplasjeje që ka të bëjë me lirimin e bombëvënësit në Lockerbie. Kryeministri takohet gjatë ditës me katër senatorë, të cilët kërkojnë edhe zhvillimin e një hetimi, se kompania e naftës BP ka bërë lobing në qeverinë britanike për një marrëveshje me Libinë për transferimin e një të burgosuri.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›