Gazmend Mullahi vjen me Qiellit i flas
Para pak ditësh doli në treg albumi me këngë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit të muzikës së lehtë shqiptare Gazmend Mullahi, “Qiellit i flas”. Ky album përmban rreth 30 këngë, ku ndër më të njohurat, ato të cilat sot konsiderohen si hite të muzikës së lehtë shqiptare, mund të përmendim: “Dashuria”, në interpretimin e këngëtarit Robert Alia, “Mimoza e dashurisë”, e interpretuar nga këngëtarja Adriana Ceka, “Ora e qytetit tim”, “Ti mbetesh pranvera” e Lindita Theodhorit, “ç't’i them vëllait”, e kënduar nga Nertila Koka, “Ktheu për vete për mua” nën interpretimin e suksesshëm të Eranda Libohovës. Surpriza e këtij albumi ka të bëjë me faktin se për herë të parë publikohen duke qenë pjesë e tij dy materiale muzikore të interpretuara mrekullisht nga muzikanti i famshëm Gasper Curcija, me trombë, i cili vlerësohet edhe pas vdekjes së Curcisë, si instrumenti magjik i tij.
#