GJND-ja nuk e ndryshon as të ardhmen e Serbisë, as të Kosovës
Shefi i delegacionit të BE-së për Serbinë, Vincent Degert, ka theksuar se ekziston qëndrimi zyrtar brenda BE-së që të mos komentohet paraprakisht mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, por ka shtuar se ai nuk do të ndryshojë “të ardhmen europiane të Serbisë dhe Kosovës”. Në panelin “Pas konfliktit, jeta reale”, të organizuar nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Serbisë së Jugut, dhe agjencia informative rajonale “Jugpress”, ka saktësuar se mendimi i gjykatës “nuk do të ndryshojë qëndrimin fondamental se Serbia e Kosova kanë të ardhme europiane”. “Ky vendim do të merret, por konsideron se duhet të jetohet më tutje. Vendimi i gjykatës do të duhej të ishte vetëm një rast që të vazhdohet dhe të vazhdojë dialogu mbi të ardhmen”, ka theksuar Degert. Ai ka sqaruar se “ka arsye ndërkombëtare për të pritur vendimin e gjykatës”. Ndër ta, edhe atë se brenda vetë BE-së nuk ka unitet rreth kësaj çështjeje. “Ka një çështje të përbashkët rreth së cilës pajtohen që të gjitha 27 vendet anëtare, e kjo është se ekziston perspektiva europiane për Serbinë dhe Kosovën”, ka përsëritur Degert. “është e papranueshme të ndodhë ndërprerja e marrëdhënieve tregtare midis Serbisë e Kosovës, por është i papranueshëm edhe pengimi i kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka theksuar Degert. Nga marrja e vendimit të gjykatës e tutje, derisa të mos gjendet një zgjidhje, duhet të vazhdojmë të punojmë, ka thënë Degert, i cili konsideron se “gjetja e zgjidhjes sigurisht që do të zgjasë me muaj, gjë që shihet qartazi”. Duhet të vazhdojmë të zgjidhim problemet konkrete, ka shtuar Degert, duke përmendur shumë çështje praktike, të cilat nuk bën të lihen jashtë kujdesit.
#