Cameron: Më shumë përpjekje për të ngritur në këmbë ekonominë britanike
LONDËR- Kryeministri britanik, David Cameron u angazhua sot, në mesazhin e tij për Vitin e Ri, se do të bëjë më shumë përpjekje për të ngritur në këmbë ekonominë duke shtuar se Lojërat Olimpike në Londër dhe jubileu i diamantë i mbretëreshës do të jenë një rast për britanikët për të pasur më shumë besim.
"Di që shumë gjëra do të ndryshojnë. Ne duhet të bëjmë më shumë përpjekje për të ngritur në këmbë ekonominë tonë. Mes pjesës më të madhe të ekonomive evropiane që vuajnë, ka dhe rajone të tjera në botë që zhvillohen. Ka shumë mundësi për ndërmarrjet tona në mbarë botën. Unë jam i vendosur për t'i zbuluar ato'', deklaroi Cameron.
"Sigurisht, ka shumë shqetësime përsa i përket punësimit, njerëzit mendojnë se si mund t'i paguajnë faturat e tyre . Ne do të veprojmë në lidhje me këto probleme. E di se sa e vështirë është të dalësh nga kjo. Por di gjithashtu se ne do t'ia dalim'', shtoi ai.
"Lojërat Olimpike dhe jubileu i diamantë i mbretëreshës Elizabeth II, që do të festohet këtë vit, do të na japin një motivim më të madh për të parë përpara, për të qenë më krenarë për atë që jemi dhe në këto kohëra përpjekjesh krenarë për atë që kemi arritur", nënvizoi ai.
Londra do të presë Lojërat Olimpike më 27 korrik deri më 12 gusht 2012.
(ma.ar/BalkanWeb)