E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Ancelotti zhvillon stërvitjen e parë me PSG

TIRANE- Carlo Ancelotti zhvilloi të hënën stërvitjen e parë nën drejtimin e ekipit të Paris SG në kompleksin sportiv ultra modern Apire në Doha, në nisje të fazës përgatitore të klubit.

Kjo seancë stervitore shumë e lehtë u zhvillua në praninë e presidentit të PSG, Nasser Al Khelaifi, si dhe të drejtorit sportiv, Leonardo.

Krahas Ancelotti, Claude Makelele zhvilloi gjithashtu për herë të parë stervitjen në postin e ndihmës-trajnerit.

Të martën do të zhvillohet një konferencë shtypi e Carlo Ancelotti dhe kapitenit të ekipit, Mamadou Sakho.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›