Karikatura e kosovarit Ahmeti, shkak për mbylljen e ekspozitës
TURQI - Një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë. Pasi ka mbyllur ekspozitën, prokuroria ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediat turke dhe transmeton gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung”.
Në mesin e karikaturave të “kundërshtuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës “Don Quichotte”. Ekspozita ishte hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim.
Botuesi i kësaj reviste Erdogan Karayel i cili jeton në Gjermani ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i pa marrë me mend, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, gazetat turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk.
(er.nu/indeks/BalkanWeb)