E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romë, 25 tërmete, asnjëri apokaliptik

25 tërmete goditën Italinë të mërkurën, por asnjeri nuk ishte i fortë, e aq më pak shkatërrues, siç u profetizua për Romën. Thashethemet në rrjetet sociale FB dhe Twitter linin të kuptohej se Koloseumi dhe Bazilika e Shën Pjetrit do të ktheheshin në një pirg gërmadhash deri në mesnatë. Kjo nuk ndodhi dhe banorët e kryeqytetit italian duhet të flenë të qetë.

E megjithatë, një pjesë akoma janë të shqetësuar, sidomos pas tërmetit në Spanjë. Psikoza e frikës përfshiu gati 20% të romanëve që të mërkurën nuk shkuan në punë. Institucionet në mënyrë të vazhdueshme kishin bërë thirrje për qetësi dhe për arsyetim. Në fakt, ekspertët sizmiologë insistonin se profecia e atribuar Rafaele Bendandit, parashikues i suksesshem i disa tërmetëve, nuk kishte asnjë bazë shkencore. Por shqetësimin e banoreve e ushqyen akoma më shumë lëkundjet e tokës në Lorca.

Disave nuk u duket aspak rastësi që qyteti spanjoll u godit pikërisht në kohën kur pritej një tërmet në Romë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›