E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 ditë paraburgim për Hosni Mubarak

Autoritetet egjiptiane kane zgjatur edhe 15 ditë të tjera, paraburgimin e presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak.

Zgjatja e paraburgimit per ish-presidentin egjiptian, vjen pas marrjes ne pyetje në një spital në resortin e Detit të Kuq, ka bere të ditur agjensia e lajmeve egjiptiane ,"Mena".

Bashkëshortja e Mubarakut, Suzane u mor gjithashtu për here të parë në pyetje nga investiguesit. Ish-presidenti egjiptian u detyrua te largohej nga pushteti pas kryengritjeve popullore, dhe gjithashtu akuzohet për vrasje te protestuesve të regjimit ndaj tij.

Mubarak ndodhet ne paraburgim ne spitalin ushtarak te Sharm El-Sheik, pas problemeve ne zemer.

Me shume se 20 ish-ministra dhe biznesmenë të lidhur me regjimin e ish-liderit egjiptian janë arrestuar pas rrëzimit të tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›