Deputeti i ndjerë Dibra do të zëvendësohet nga Çuni

Procedura e zëvendësimit do të jetë e njëjtë me zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatet për të garuar në zgjedhjet vendore. Për zëvendësimin e tyre mjaftojnë vetëm katër vota të anëtarëve të KQZ-së, nga shtatë në total.
Me ardhjen në KQZ të kërkesës nga Kuvendi, zëvendësimi merret me shumicë të thjeshtë votash. Neni i 164 i Kushtetutës thotë se KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit, kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi.
Për shkak të pushimeve që ka marrë Parlamenti, Gjovalin Çuni pritet që të betohet në shtator. Ai aktualisht mban detyrën e drejtorit të bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër. /Start/
2011-08-13 12:38