E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron planifikon vazhdimin e “Avatar”

Los Angeles, 27 gusht - James Cameron ka zbuluar se ai dëshiron të punojë në filma të tjerë para se të kthehet për të realizuar vazhdimin e filmit “Avatar”.
Regjisori 56-vjeçar, thotë se ai ka një plejadë të projekteve të veçanta në të cilat dëshiron të punojë, një prej të cilave mund të jetë edhe vazhdimi i “Avatar”, që është filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave, transmeton MIA.
“Disi jam duke menduar këtë plejadë të gjërave vërtet ‘cool’ në të cilat dua të punoj. Dua të realizoj edhe një film tjetër ‘Avatar’, mbase dy, dhe po flas me Fox për këtë për momentin. Ka një mundësi të fuqishme që mund të fus një prej filmave të tjerë në mes, para kësaj. Gjithçka është e turbullt për momentin”, ka thënë Cameron.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›