Edit Piaf dhe “La Vie en Rose”, “kumbarët” çelës të festivalit
27/08/2010 Festivali i Durrësit
Këtë herë shënon edicionin e tretë. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës do të ngrejë siparin e tij më 29 gusht për të vijuar deri më 4 shtator.
Në festivalin që tashmë mund të thuhet se është “traditë” marrin pjesë filma të huaj dhe shqiptarë, edhe pse nga këta të fundit asnjë prej tyre nuk është në garë.
Dy seksionet konkurruese të festivalit janë “Vizione bashkëkohore” dhe “Botë Ballkanike”. Në seksionin e filmit ballkanik prezantohet dhe do të jetë i pranishëm në festival edhe regjisori serb Srdjan Karanovic me filmin “Besa” (2009).
Ndërkohë do të ketë edhe një seksion kushtuar të rinjve, që mendohet si një investim për kinemanë e të ardhmes në Shqipëri. “Short Albanian Film Student”, ky seksion do të paraqesë prodhime filmike të studentëve të filmit në tri akademitë shqipfolëse të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë. Studenti fitues në “Short Albanian Film Student” do të jetë i ftuar special në Forum Berlinale.
Për herë të parë do të hapet edhe seksioni i Filmit Dokumentar, i profilizuar në dokumentarin portret. “O Lucky Malcolm” (2006) i Jan Harlanit, kushtuar aktorit Malcolm Mcdowell; “Milos Forman: What doesnt kill you” (2009) i regjisorit Milos Smídmajer, apo dokumentari i fundit për Lord Bajronin në Shqipëri me protagonist Rupert Everett janë disa prej filmave që shfaqen në këtë seksion, për të mos harruar edhe retrospektivë nga Arkivi i Filmit Shqiptar me disa vepra që iu bëjnë homazh Dhimitër Xhuvanit dhe aktorit Agim Qirjaqi, të ndarë nga jeta vitin e fundit. Të dy artistët nderohen nga festivali me çmim karriere.
Një seksion i veçantë në festival i kushtohet kinemasë franceze, i quajtur “Takime të afërta”. I mirënjohuri “La Vie en Rose” (2007) i regjisorit Oliver Dahan është një prej të përzgjedhurve dhe është menduar të çelë edhe festivalin më 29 gusht. Tjetër film i programuar është edhe “Le père de mes enfants”, 2009) i Mia Hansen-Løve.
Një projeksion i veçantë është baleti me koreografi të artistit me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, “Borëbardha”. Një e veçantë e këtij edicioni janë edhe të ftuarit. Këtë vit bëhet fjalë për dy femra të bukura të ekranit: aktoren franceze Fanny Ardant dhe Türkan Soray, protagoniste e filmit “Shamikuqja”, e cila vjen me rastin e restaurimit të pelikulës së këtij filmi që e bëri të njohur në vendin tonë në vitet 70-të.
Nga kinemaja turke do të prezantohen disa filma, mes të cilëve mund të veçojmë “Kosmos” (2010) të Reha Erdem, shfaqur në Berlinalen e fundit.
Për tu shënuar është shfaqja në festival e filmit “Dosja K.” me skenar të Ismail Kadaresë, një realizim i regjisorit Jan Verheyen. Në Durrës do të vijë një nga aktorët protagonistë dhe aktori shqiptar Blerim Destani.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës mbështetet për herë të parë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. MTKRS mbështet çmimin e madh evropian, çmimin ballkanik dhe çmimin për studentët në vlerën e 1.500.000 lekëve.
Një tjetër mbështetje për festivalin është Qendra Kombëtare Kinematografike, e cila ofron një ndihmë prej 2.200.000 lekësh. Festivali ka edhe mbështetjen vendore të Bashkisë së Durrësit.