La Liga spanjolle ekskluzivisht në KTV

Prishtinë, 27 gusht- Këtë të diel prej orës 21:00 e deri më 22 maj të vitit të ardhshëm, kanali më alternativ në Kosovë, Kohavision, ju fton të bëheni pjesë e “udhëtimit” të ndeshjeve futbollistike të ligës më interesante në botë. Pikërisht ndeshja ndërmjet skuadrës titullare të mbi 30 kupave të La Ligës, Real Madrid, do të presë skuadrën e cila premton shumë këtë stinor, atë të Mallorcës, do të hapë sezonin e ri të La Ligës.
Redaktori i sportit në Kohavision, Agon Fehmiu, duke siguruar që KTV-ja do të vazhdojë traditën e pasqyrimit të ngjarjeve sportive, ka dhënë më shumë detaje lidhur me La Ligën spanjolle, e cila nga kjo javë do të zërë vend në skemën programore të Kohavisionit.
“është hera e tretë që kjo ligë spanjolle transmetohet ekskluzivisht në Kohavision, si një ndër ligat më të forta në botë. Pra, tradita vazhdon edhe këtë herë”, ka thënë Fehmiu.
Fehmiu po ashtu ka shtuar se numri i ndeshjeve që do të “servohen” çdo fundjavë për shikuesit e Kohavisionit këtë vit ka shënuar rritje. “Marrë parasysh se kemi ekskluzivitetin e transmetimit, këtë vit do të transmetojmë më shumë ndeshje. çdo fundjavë do të jenë nga tri ose katër ndeshje që do të kenë mundësi t’i shohin shikuesit tanë”, ka thënë ai.
Fehmiu nuk ka lënë pa përmendur as ndeshjen që do t’u prijë ballafaqimeve të tjera mes skuadrave spanjolle. “Ndeshja e cila hap ligën është derbi mes Mallorcës dhe Real Madridit, e cila do të transmetohet këtë të diel dhe të gjithë presin shumë nga ky takim”, ka thënë Fehmiu.
Sipas tij, interesimi i publikut kosovar për të përcjellë përmes ekranit La Ligën spanjolle gjithmonë ka qenë në nivelin e duhur. “Në Kosovë gjithmonë ka pasur interesim të madh për La Ligën, sidomos për derbet e mëdha që zhvillohen mes skuadrave spanjolle. Të gjithë presim se çfarë do të ndodhë këtë vit, kur Real Madridi nuk ka bërë si vitin e kaluar investime milionëshe. Po ashtu do të ketë mjaft gjëra interesante edhe nga skuadrat e tjera”, ka thënë ai.
Drejtori i sportit në Kohavision, Birol Urcan, ka thënë se transmetimi ekskluziv i ndeshjeve në kuadër të La Ligës do të bëhet edhe këtë vit për hir të shikuesve besnikë të Kohavisionit. “Ne vazhdojmë të pasqyrojmë aktivitetet sportive, duke sjellë kështu edhe ligën më të fortë të kontinentit evropian”, ka thënë Urcan. “Besojmë që shikuesit tanë do të mbesin të kënaqur”, ka shtuar ai.