E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron takon sot Obamën

Konflikti në Siri pritet të jetë tema kryesore e bisedimeve ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministrit britanik, David Cameron.

Dy aleatët do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë.

Javën e kaluar, Cameron ka diskutuar Sirinë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vizita e Cameronit në Shtetet e Bashkuara pritet të përfshijë edhe qëndrimin në Boston, ku sulmet me bomba të 15 prillit kanë vrarë tre njerëz dhe kanë plagosur mbi 260 të tjerë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›