Protesta e punëtorët te fabrikës së tubave, kërkojnë paga

Punëtorët e fabrikës së tubave në Ferizaj, kanë protestuar sot përballë ndërtesës së Kuvendit dhe të Qeverisë duke kërkuar që sa më parë të behët kompensimi i pagave, për të cilat kishte vendosur Gjykata komunale në Ferizaj. Kjo e fundit kishte vendosur për kompensimin prej rreth 30 milionë euro, për punëtorët e kësaj fabrike.
Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës, i kërkoi Qeverisë dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe organeve tjera, që në afat katër mujor të bëjnë ekzekutimin e pagave për punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj.
Ndryshe, ish punëtorët e kësaj fabrike, në vitin 2001, patën ushtruar padi në Gjykatën Komunale të Ferizajt, që të vërtetohet largimi i dhunshëm nga puna, prej forcave serbe në vitin 1990. Në vitin 2002 Gjykata Komunale, vendosi që ish punëtorëve të larguar padrejtësisht nga forcat serbe në vitin 1990 t’u kompensoheshin të gjitha të ardhurat mujore, prej se ata u larguan dhunshëm nga vendet e tyre të punës./Indeksonline/