E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks me 13-vjeçaren: S’e dija që ishte e mitur

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 33-vjeçarin Emiljan Dine, i arrestuar dy ditë më parë pas denoncimit të kryer nga prindërit e një të miture, me të cilën ai kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Në seancën e zhvilluar për dhënien e kësaj mase, prokurori i çështjes, Niko Shipska, paraqiti edhe një herë kronologjinë e ngjarjes, duke sqaruar se arrestimi i tij është bërë pasi Dine ka kryer marrëdhënie seksuale më një 13- vjeçare. Sipas prokurorit, vajza e mitur nuk ishte kthyer në banesë gjatë gjithë natës, ndërsa në mëngjes ka shkuar dhe, pas presionit të prindërve, u ka treguar se kishte qenë me të dashurin e saj, i cili quhej Emiljan Dine.

Pas interesimit të prindërve, ata kanë arritur të mësojnë se 33–vjecari ishte i martuar dhe babai i një fëmije dhe se kishte kaluar natën me vajzën e tyre në një banesë që ai e kishte me qira. Menjëherë prindërit kanë denoncuar në Polici për veprën penale që ai ka kryer duke pasur dijeni se vajza ishte e mitur, ndërsa kanë kërkuar që të mos e ngacmojë dhe shqetësojë më.

E marrë në pyetje, vajza ka deklaruar në Polici se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të me dëshirën e saj, pasi kishte kohë që ishte e lidhur dhe e donte 33-vjeçarin, pavarësisht diferencës së moshës mes tyre, ndërsa ka pohuar se nuk kishte dijeni se ai ishte i martuar dhe që kishte familje. Pas denoncimit ka rezultuar se shtetasi Emiljan Dine është vëllai i kryeplakut të fshatit Dërsnik, i cili është shpallur në kërkim pak muaj më parë për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Organi i akuzës ka kërkuar lënien e 33-vjeçarit në burg për akuzat “marrëdhënie seksuale me të mitura”, “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “prodhim e mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë që nga ana e mbrojtjes, por edhe vetë të akuzuarit është pretenduar se ai nuk kishte dijeni për moshën e mitur të vajzës.

"Nuk kam pasur dijeni për moshën e saj të vërtetë. E di që mes nesh ka pasur një diferencë moshe të madhe, por asnjëherë nuk kam menduar se ajo ishte e mitur. E kam njohur pak kohë më parë dhe nuk e dija moshën e saj të saktë. E di që kam familje dhe ky është një gabim i madh për mua, por u tregova i dobët, pasi ajo më ka pëlqyer sapo e pashë. Sa për ato që policia ka gjetur në lokalin tim, duhet të them se unë nuk jam i vetmi person atje, e kam së bashku me një shokun tim, ndërsa ato gjëra nuk i kam parë kurrë”, ka deklaruar i pandehuri Dine./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›