Ekspertet ekzaminojne bllokun e vizatimeve te "Van Gogut"
Nje bllok vizatimesh qe mendohet se ka qene i Van Gogut, i cili permban portrete te ngjashme me ato ne pikturat e tij me te famshme, eshte gjetur ne Greqi, tha sot pronarja tij. I marre nga nje tren nazist prej nje luftetari grek te rezistences, blloku me vizatime u zbulua ne disa kuti nga vajza e tij, e cila perpiqet te vertetoje autencitetitn e tij ne bashkepunim me muzeumin Van Gog ne Amsterdam. Nje ekspert i ngarkuar nga shkrimtarja greke Doreta Pepa arriti ne perfundimin se vizatimet ishin te artistit hollandez te shekullit te 19-te. Shume shpejt ekspertet e huaj do t'i ekzaminojne vizatimet per te percaktuar autenticitetin e tyre, tha ajo. "Kush nuk dot te habitej me nje zbulim te tille? Ky eshte shpirti i Van Gogut," tha Pepa per Reuters. "Ai e kishte menduar kete bllok si dhurate dhe nuk ka tjeter si ky ne bote." Pepa tha se kishte zbuluar nje bllok te vogel ngjyre kafe, me me shume se 60 vizatime, ne ca kuti te lena ne bodrum nga babai i saj. Ne qofte se eshte origjinal, blloku mund te vleje deri ne kater milione euro, tha ajo.