E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana - Behrami 2:2

Ndeshja e shumëpritur për kosovarët, ndërmjet Sunderland-West Ham, ku përballen dy futbollistët më të njohur shqiptarë, Lorik Cana dhe Valon Behrami ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.

Radio Televizioni Publik i Kosovës, në vend të kësaj ndeshjeje, ka zgjedhur ta transmetojë përballjen ndërmjet Bolton W. dhe Chelseas. Kështu ka vendosur redaktori, janë përgjigjur në RTK, në interesimin e gazetarit të Expressit, pse nuk po transmetohej ndeshja ku luajnë Cana e Behrami.

Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e West Ham, 1:2. Golat e West Ham i realizoi Franco (30-të) dhe C. Cole (36-të) ndërsa për vendasit shënoi A. Reid (39-të). Në pjesën e dytë K. Richardson barazoi rezultatin në 2:2, kur po zhvillohej minuta e 76-të e ndeshjes.

Ndërkohë Cana është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 11-të dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës që Sunderland do ta zhvillojë kundër Tottenhamit. Cana ka luajtur 90 minuta, kurse Behrami është zëvendësuar në minutën e 66-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›