E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City pas Henrys

Thierry Henry mund të jetë në prag të largimit nga Barcelona dhe kjo ka zgjuar interesim nga Manchester City.

Të përditshmet sportive spanjolle AS dhe Marca kanë njoftuar të shtunën se ish kapiteni i Arsenalit ka mosmarrëveshje me trajnerin Pep Guardiola dhe mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Barcelona është e interesuar për sulmuesin e Manchester Cityt, Robinho andaj mbetet e hapur mundësia e shkëmbimit mes tij dhe Henrys. Ylli francez është edhe objektiv i klubit amerikan. New York Red Bulls.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›