E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Arsenali, klubi im i ardhshëm


Lorik Cana po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku ka dhënë edhe një pohim sensacional mbi karrierën e tij. Ai ka deklaruar se ka mundësi që të kalojë te 13-herë kampioni i Premier Ligës, Arsenal.

I pyetur se çfarë mendon për cilësinë në përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë, Cana tha: "Shqipëria dhe Kosova mirë është të mbajnë një përfaqësuese, sepse nuk kemi kualitet për dy".

"Talentet? Ka shume talentë. Në Zvicër dhe Gjermani, kudo në ekipet e të rinjve ka shqiptarë. Në kombëtaren tonë ka për t'u punuar shume, sepse punët nuk janë bërë si duhet. Po të pyetesha unë, 90% e kombëtares shqiptare do të përbëhej nga kosovarët", theksoi Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›