QSUT, i riu dyshohet i prekur me malarie

Një 17-vjeçar nga Tirana është izoluar në ambientet e spitalit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, pasi dyshohet se është i prekur nga sëmundja ngjitëse e malaries.
Ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se 17-vjeçari i ardhur nga Greqia, është izoluar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Sipas kësaj ministrie, rasti po studiohet për të përcaktuar edhe origjinën. Sëmundja e malaries transmetohet me anë të insekteve, kryesisht mushkonjave.