Vjedhjet e automjeteve, kapet 23-vjecari
TIRANE – Nje 23-vjecar i dyshuar per vjedhjen e disa automjeteve, eshte ndaluar dje nga policia e kryeqytetit. Ndricim Matoshi, me banim ne Tirane, akuzohet per vjedhjen e disa diteve me pare te nje furgoni tip “Mercedez Benz”, ne afersi te doganes se Tiranes, ne rrugen e “Durresit”. Gjithashtu i riu dyshohet se eshte autor edhe i vjedhjes se nje automjeti me 20 nentor 2006, ne rrugen “Bogdani”, ne Tirane. Grupi hetimor i ngritur per keto vjedhje mesohet se po punon per dokumentimin e veprimtarise se paligjshme, ne te cilen mendohet se eshte perfshire Ndricim Matoshi.
A.C