E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mali” me hashash, 32 vjet burg

Gjykata e Krimeve te Renda ka shpallur “fajtore” dhe ka denuar dje me 32 vjet burg kater te akuzuarit per trafikimin te lendeve narkotike ne drejtim te Greqise. Gentian Baba, ish-oficer policie ne Komisariatin e Sarandes, Ylli Kapo, ish-efektiv i policise, Pelivan Mehmetaj, i gjykuar ne mungese dhe Ermal Nika, jane denuar me nga 8 vjet burg secili. Arrestimi i tyre u krye ne aksin rrugor Muzine-Delvine, me 16 korrik te vitit 2006. Gjate operacionit u kapen 750 kg lende narkotike e presuar dhe ambalazhuar, qe u gjenden ne brendesi te nje furgoni tip “Benz”, me targa gjermane qe drejtohej nga Ermal Nika. Sipas trupit gjykues, dy ish-policet shoqeronin “mallin” me nje veture, ndersa Pelivan Mehmetaj organizonte gjithcka nepermjet telefonatave. Nen akuzat e “trafikimit te lendeve narkotike” dhe “krijimit te grupit te strukturuar kriminal”, prokuroria kishte kerkuar disa jave me pare 51 vjet burg per kater te pandehurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›