E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana :Gabimet na kushtuan eleminimin

Sunderlandi i Lorik Canës është eleminuar nga FA CUP pasi është mposhtur nga Portsmuthi 2-1. Kapiteni shqiptar i Maceve te zeza ka deklaruar pas ndeshjes se gabimet kanë qënë fatale për skuadrën e tij.
Sunderlandi kaloi në avantazh me anë të Bent ndërsa vendasit fituar me nje dygolësh të John Utaka.
"Jemi të zhgënjyer sepse ky ishte një rast për të bërë mirë në këtë kompeticion. E kemi filluar mirë por më pas ka qënë e veshtirë. Ka qënë bukur të shikoje lojtarët që janë rikthyer dhe kanë qënë në një formë të mirë. Kemi bërë disa gabime që na kanë kushtuar. Tashmë kemi nevojë të ndryshojmë në ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Evertonit" u shpreh Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›