Asnjë problem me Cassanon

Trajneri i Sampdorias, Luigi Del Neri, ka mohuar njoftimet për mosmarrëveshje ndërmjet tij dhe sulmuesit Antonio Cassano.
27-vjeçari nuk është ftuar për ndeshjen e së dielës kundër Udineses, duke zgjuar spekulimet se mund të largohet nga Luigi Ferraris. Mirëpo, Del Neri ka mohuar çfarëdo lloj problemi ndërmjet tij dhe yllit italian.
“Cassano nuk është ftuar për arsye teknike. Nuk kemi mosmarrëveshje. Në udhëtim më nevojitet më tepër punë dhe më pak rrjedhshmëri”, tha Del Neri.