E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon numërimi mbrapsht, edhe pak orë nga derbi

Spektakël, emocione dhe “luftë”. Këto janë fjalët që mund të thuhen me siguri në prag të “Derbit të Madoninës”. Sot i gjithë globi është me sy nga “San Siro”, aty ku “kushërinjtë” do të matin forcat me njëri-tjetrin. Situata në të cilën ndodhen dy ekipet na “paralajmëron” për diçka të sigurt: do të ketë spektakël.Sot, më tepër se kurrë gjatë viteve të fundit, ky derbi mund të jetë vendimtar për fatet e titullit kampion. Vetëm gjashtë pikë është distanca e pikëve që i ndan skuadrat e Milanos në renditje, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më tepër për të luajtur.Problemet në formacion nuk mungojnë dhe të dy trajnerët duhet të vendosin në momentin e fundit në lidhje me 11-shet që do të hedhin në fushë në orën 20:45. Në kampin zikaltër duket gjithnjë e më i pamundur riaftësmi i Stankoviçit, ndërkohë që Munari dhe Tiago Mota janë grumbulluar.Kurse Leonardo ka përfshirë në listë Alesandro Nestën, megjithatë do të vendoset vetëm pak para ndeshjes nëse italiani do të zbresë në fushë apo do t’i lërë vendin Xhuzepe Favalit.Inter – Milan, ja formacionet e mundshme:Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Santon; Zanetti, Cambiasso, T. Motta; Sneijder; Pandev, Milito. (Toldo, Materazzi, Cordoba, Muntari, Quaresma, Balotelli, Arnautovic). Trajner: MourinhoMilan (4-3-3): Dida; Abate, Nesta, Thiago Silva, Antonini; Gattuso, Pirlo, Ambrosini; Beckham, Borriello, Ronaldinho. (Abbiati, Favalli, Jankulovski, Seedorf, Flamini, Inzaghi, Huntelaar). Trajner: Leonardo                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›