Sot dy seanca stërvitore, nesër Han në konferencë për shtyp

Trajneri i Kombëtares shqiptare Ari Han trajnoi për herë të parë skuadrën shqiptare (B), ku marrin pjesë edhe disa titullarë të asaj A.
Të mërkurën holandezi do të japë në mjediset e hotel "Limar" në Kemer të rajonit të Antalias edhe një konferencë shtypi për gazetarët shqiptarë që ndodhen në Turqi.
Në linjë telefonike me Antalian, zyrtarët e FSHF-së theksuan se ende nuk mund të flitet për një kundërshtar për ndonjë ndeshje kontrolli, edhe pse parimisht është rënë dakord me skuadrën zvicerane, Lucernën, që ndodhet në Antalia.
Në mjedisin kuqezi është folur edhe për një miqësore me përfaqësuesen e Katarit.