Korçë, vepra të turpshme me 3 të mitur, “arrest me burg” për të moshuarin
KORCË- Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 60-vjeçarin pedofil Vangjel Hoxha, i cili akuzohet se ka kryer ‘vepra te turpshme’ me 3 të mitur.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për median për shkak të çështjes me të mitur ndërsa ka qënë i pranishëm edhe vetë i pandehuri. Prokurori i çështjes Gentjan Stoja ka treguar para gjykatës kronologjinë e ngjarjes.
Sipas organit të akuzës disa ditë më parë i moshuari ka ndjekur dhe provokuar një 16-vjeçare në qytezën e Maliqit, e cila u tregoi prindërve për ngjarjen dhe më pas babai i saj denoncoi rastin në polici.
Stoja tha gjithashtu se menjëherë pas arrestimit u denoncuan edhe raste të tjera, ku 60-vjeçari dyshohet të ketë kryer vepra të turpshme me një djalë të moshës 8-vjeç dhe një tjetër vajzë të moshës 13- vjeçare ndërsa ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të moshuarin.
Mbrojtja ka kundërshtuar organin e akuzës duke pretenduar se klienti i tij ka shfaqur shenja të tilla pasi është i sëmurë mendërisht, ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie për klientin e tij. Vetë i pandehuri nuk ka pranuar akuzat ndërsa gjykata vendosi të lerë në burg 60-vjeçarin.
Ngjarja e rëndë u rëgjistrua dy ditë më parë në qytezën e Maliqit,ku pas denoncimit të babait të një 16-vjeçareje, policia vuri në pranga 60-vjeçarin me akuzën ‘kryerjes së veprave të turpshme me të mitur'’.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Arrestohet 16-vjeçari, akuzohet për vepra të turpshme me një djalë të mitur