E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zbulohet baza e falsifikimit të kartave të identitetit dhe certifikatave

TIRANË-Zbulohet baza e falsifikimit të kartave të identitetit dhe certifikatave në kryeqytet. Sektori i Krimit Ekonomik në Tiranë arrestoi Ylber Huqin, 62 vjeç, ndërkohë që një shtetas tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është shpallur në kërkim.

Nga hetimet paraprake mësohet se shtetasit e kryenin veprimtarinë e tyre në zonën e Porcelanit në Tiranë, pranë Profarmës.

Policia ka sekuestruar disa karta identiteti të falsifikuara, 8 vula shtetërore të falsifikuara, dokumente hipotekorë dhe patenta ndërkombëtare dhe diploma shkolle të falsifikuara.

62-vjeçari u dënua nga Gjykata e Tiranës për falsifikimin në mënyrë të përsëritur , ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrjetit të falsifikimit të të kartave të identitetit dhe certifikatave.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›