E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana Lazio hapesire edhe per mua

Futbollisti shqiptar që militon në radhët e klubit italian Lazio, Lorik Cana, ka shmangur polemikat duke pranuar zgjedhjet e trajnerit Edy Reja.

“Jam i lumtur tek Lazio. Është një eksperiencë e re, por ndodhem në një skuadër fantastike dhe ambicioze. Prandaj, është e natyrshme që të ketë shumë lojtarë të mirë”, ka deklaruar Cana.

Ai shprehet i bindur se në 50 ndeshjet zyrtare të ekipit do të gjejë hapësirën që kërkon.

“Kam folur me trajnerin para se të firmosja kontratën, ai i njeh aftësitë e mia dhe kur do të ketë nevojë për mua, unë do të jem gati. Janë mbi 50 ndeshje zyrtare, kështu që do të ketë hapësirë për të gjithë”, ka shtuar Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›