E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lutaj trajneri i ri i Flamurtarit

Është zyrtare: Edmond Lutaj do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit për sezonin e ardhshëm. Më në fund ai është prezantuar përpara futbollistëve kuqezinj dhe stafit

Në praninë e presidentit të ekipit, Shpëtim Gjika, dhe shefit të klubit, Geri Çipi, tekniku Lutaj ka marrë zyrtarisht drejtimin e ekipit. Kontrata që e lidh ish-futbollistin e Flamurtarit me klubin do të jetë 2-vjeçare.

Përpara lojtarëve dhe stafit, presidenti Shpëtim Gjika ka theksuar se, me këtë emërim synohet që të bashkohet profesionalizimi me egon vlonjate, duke sjellë në krye të ekipit një njeri që e njeh shumë mirë futbollin dhe që ka trajnuar për kaq vite në Suedi.

“Sot jemi këtu, ka theksuar Gjika, për të prezantuar trajnerin e ri të Flamurtarit. Edmond Lutaj është emri që do të drejtojë këtë ekip për dy sezonet e ardhshme. Jam i kënaqur që kemi arritur të sjellim në krye të skuadrës një person që e njeh shumë mirë futbollin, ka dalë kampion me Flamurtarin dhe e di mirë se ç’përfaqëson kjo skuadër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›