Cana: Një ditë do të rikthehem te Marseja
FRANCE- Futbollisti i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka qenë i ftuar në televizionin francez “Canal +”, duke bërë një deklaratë të fortë dashurie karshi Olimpikut të Marsejës. Ai është shprehur se nuk është kundër një rikthimi në skuadrën e tij të vjetër, ku ka qenë kapiten dhe një hero i tifozerisë. “Fanela e Marsejës është ajo që më ka dhënë kënaqësitë më të madhe si futbollist profesionist, - ka deklaruar Cana. – Është e sigurt se dëshiroj të kthehem në Marsejë.
Duhet ta ndihmojmë këtë klub”, shtoi ai, referuar gjendjes së vështirë ku ndodhet në kampionat skuadra e drejtuar nga Didier Deshamp. Deklarata e Canës është komentuar me një bujë të madhe thuajse në të gjitha mediat franceze, aq më tepër që Loriku nuk ka kaluar një sezon aq të lumtur te Lacio. Por, në lidhje me kohën kur mund të rikthehet në Francë, mesfushori kuqezi ka lënë gjithçka të hapur. “Kjo është vetëm një mundësi, në të ardhmen e afërt apo të largët, - tha ai. – Ndoshta nuk do të ndodhë kurrë, nuk e di. Por, dëshira ime ekziston. Kjo lidhje me fanelën e Marsejës nuk ka ekzistuar me asnjë klub tjetër kaq shumë”, ka deklaruar më tej lojtari shqiptar. Cana u largua nga Marseja në vitin 2009, duke kaluar te Sandërlendi në Angli.
Në verën e vitit 2010, ai firmosi me gjigandët turq të Gallatasarajit, ndërsa në korrik të 2011-tës, u bë pjesë e Lacios. Sezoni i tij nuk ka qenë nga më të mirët, por kjo sidomos për shkak të dëmtimeve të shumta që Cana ka pësuar. Gjithsesi, merkatoja e verës mund të sjellë ndryshime të tjera në karrierën e tij.