E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me armë zjarri polici i 313-ës, dyshohet për hasmëri

Tiranë- Një oficer i burgut 313 të Tiranës ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm për shkaqe ende të pakonfirmuara.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 kur Ymer Hajdari është qëlluar me armë zjarri pranë ‘Unazës së Re’ teksa po dilte nga shtëpia me automjetin e tij tip ‘Seat’ me targa AA 762 AD. Hajdari është qelluar me tre plumba duke humbur menjëherë jetën.

Sipas të dhënave paraprake të policisë vrajsa mund të jetë bërë për motive hasmërie. Pasi vitin e shkuar një nga nipat e Hajdarit ka eleminuar një tjetër person në Mamurras, por tashmë vuan dënimin në burgun e Lezhës.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve të eleminimit të Hajdarit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shkodër- Vritet me armë zjarri 53 vjeçari, një i plagosur Shkodër- Një 53 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen...
  2. Itali- Tentoi të vidhte banesën, vritet me armë zjarri shqiptari Itali- Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë teksa është...
  3. Elbasan- Vritet me armë zjarri biznesmeni, në kërkim autorët Elbasan- Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›