E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm kamikaz në Afaganistan , 9 të vdekur

AFGANISTAN- Të paktën nëntë persona u vranë sot si pasojë e një atentati kamikaz që kishte si shënjestër një ndërtesë të administratës lokale në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit.

Dy persona, makina e të cilëve ndiqej nga policia, kanë shpërthyer makinën në hyrje të një ndërtese, ku ndodheshin shërbimet e qeverisë së distriktit, theksoi shefi i policisë rajonale, Sayed Agha Saqeb.

"Nëntë persona kanë humbur jetën. Ne po mbikëqyrim makinën. Dy herë, ata janë urdhëruar të ndalojnë, por ata nuk e kanë bërë dhe kanë shpërthyer lëndët eksplozive në hyrje të ndërtesës'', shtoi ai.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›