Tifozat Kuq e Zi premtojnë festë më 7 qershor
Çdo ditë marrim shumë telefonata, emaile për anëtarësim dhe për bileta për ndeshjen me Norvegjinë,- theksojnë anëtarë të grupimit të tifozëve të kombëtares. Një interesim të tillë ka pasur vetëm në prag të ndeshjes më Zvicrën.
Organizimet kanë nisur shumë kohë më përpara, ku janë krijuar grupet e punës që do të merrem me koreografinë, me shtypjen e bluzave të reja të TKZ-së, dhe gjithashtu po mendohet për një festë para dhe pas ndeshjes.
Sfida zyrtare elemnitaore Shqiperi-Norvegji është parashikuar të luhet në Tiranë në datën 7 qershor dhe interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm. Besnikët e Kombëtares Shqiptare Tifozat Kuq e Zi kanë nisur organizimet shumë më herët.
Olsi Sula përfaqësues për Tiranë i ka thënë portalit Asport.info se interesimi është tejet I madh si për këtë ndeshje. Çdo ditë marrim shumë telefonata, emaile për anëtarësim dhe për bileta për ndeshjen me Norvegjinë
Ai shprehet se interesim të tillë ka pasur vetëm në prag tëndeshjes më Zvicrën. Më tej, Sula flet edhe për organizimet e grupimit të tij që siç thotë ai do të jenë madhështore. Organizimet i kemi nisur shumë kohë më përpara kemi krijuar grupet e punës që do të merrem me koreografinë, me shtypjen e bluzave të reja të TKZ-së dhe gjithashtu po mendojmë për një festë para dhe pas ndeshjes.
Ai konfirmon vendtakimin para ndeshjes të tifozëve Te Piramida në Tiranë, ku TKZ po bënë planifikimet e fundit për një festë që do të nisë qysh në mesditën e 7 qershorit, duke i ftuar të gjithë tifozët që ti bashkohen festës së tyre.
Tifozat Kuq e Zi tashmë kanë publikuar edhe parullën Unë Besoj që është shëndrruar në një maskotë për tifozët e Kombëtares nëpër rrjetet sociale. Unë Besoj, është një parullë që i përshtatet këtij moment shumë të rëndësishëm në të cilën ka arritur Kombëtarja, por kjo nuk dmth që Tifozat Kuq e Zi besojnë vetëm tani.
Ne e kemi dëshmuar se kemi besuar gjithnjë, madje edhe atëherë kur jemi mposhtur nga skuadra si Luksemburgu ka përfunduar ai. Se ka një interesim të madh biletash e ka konfirmuar edhe vet Federata Shqiptare e Futbollit, pavarësisht që akomashitjet nuk kanë nisur, dhe për këtë ka një arsyetim, eliminimin e tregut të zi