E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Olimpik Marseja, shtëpia ime

Lorik Cana analizon të ardhmen e tij dhe atë të Olimpik Marsejës.

I pyetur për aventurën 3-vjeçare te klubi i mirënjohur francez (pas transferimit në vitin 2005), mesfushori shqiptar flet pozitivisht: “Kemi kaluar momente pozitive dhe negative. Tashmë jemi një skuadër më e qëndrueshme, më të sigurt në forcën tonë”.

Rreth transferimit të mundshëm në merkaton e verës, kapiteni i marsejezëve deklaron se largohet vetëm për një aventurë jashtë Ligës 1.

“Olimpiku i Marsejës do të mbetet gjithmonë klubi im, shtëpia ime dhe nuk e mendoj veten duke luajtur për asnjë skuadër tjetër në Francë, pohoi 25-vjeçari. Pasi kam luajtur këtu, mund të them se kam veshur fanellat e klubeve më të rëndësishme (së bashku me atë të PSG-së) dhe mund të largohem vetëm jashtë Ligës 1. Gjithsesi, nuk e di se kur do të ndodhë”.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›