E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, 90 minuta në humbjen e Kievos

Pas shumë javëve mungesë, Erjon Bogdani duket plotësisht i rikuperuar.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka luajtur si titullar në ndeshjen ku Kievo humbi 2-0 në fushën e saj me Sienën. Edhe pse ishte në dyshim deri në momentin e fundit, ai u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutave, por nuk ka mundur të bëjë asgjë për të evituar humbjen e radhës së veronezëve. Në minutën e 60-të, Bogdani kishte rastin të zhbllokonte rezultatin, por në gjuajtjen e tij, portieri mik, Kurçi, reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme. Dy golat e fitores për Sienën u shënuan me penallti nga Galopa në të 82-ën dhe Makarone në të 88-ën. Paraqitja e 31-vjeçarit u vlerësua me notën 5 nga mediat italiane, ku, pavarësisht shpirtit të zakonshëm luftarak, ai ishte pothuajse gjatë gjithë ndeshjes shumë i veçuar nga skuadra.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›