Cana: Per tifozet serbe, pergjigja me e mire ishte ne fushe
Gallatasarai fitoi ndaj OFK Beogradit me rezultatin e thelle, 5-1. Lorik Cana ishte protagonisti kryesor, ne fushen e lojes. Mesfushori, pervec rolit te rendesishem qe luajti ne fushe, u kthye ne nje protagonist edhe ne stadium, nga thirrjet dhe ofendimet e tifozeve serbe. Keta te fundit kane fershellyer shqiptarin sa here qe prekte topin. Lorik Cana deklaroi se i rendesishem ishte kualifikimi i ekipit, pasi tifozet turq prisnin reagimin pas barazimit qe shenuan ne ndeshjen e pare. - "Ishte nje ndeshje e bukur. Kishte pak ankth. Rezultati i ndeshjes se pare, 2-2 kishte merzitur tifozet tane. Rezultatet e tjera na vinin ne mendje, por ne duhet te kalonin patjeter ate tur. Madje isha i bindur se do te kalonim kete raund," - theksoi Cana. - "Gallatasarai, sic pritej, mori nje rezultat te tille, teper pozitiv ne ndeshjen e dyte. Ishte detyra jone, qe te kualifikoheshim ne raundin tjeter dhe une mendoj se kemi permbushur synimin qe i kishim vene vetes." Cana sa here qe prekte topin me kembe, te gjithe tifozet e pranishem brohorisnin kunder. Shqiptaret dhe serbet njihen me urrejtjen qe ekziston mes tyre. I ngacmuar nga mediat turke, Cana eshte pergjigjur per episodin: - "Me ceshtje te tilla nuk duam te shpenzojne shume kohe," - theksoi Lorik Cana. - "Ne fakt nuk ishte normale dhe ndoshta nuk duhet te ndodhte. Por kjo nuk ka shume rendesi. Une pergjigjen me te mire e dhashe ne fushe. Dhashe kontributin tim per skuadren," - theksoi Lorik Cana. Mesfushori shqiptar eshte nje nder lojtaret kryesore te kombetares dhe njihet per vlera te larta patriotike, cka kane sjelle edhe sulmet e fundit te tifozeve serbe karshi tij.
Cana kthehet ne kombetare, me disa kile me teper
Lorik Cana, pas ndeshjes kualifikuese me Gallatasarain do te bashkohet me ekipin tone kombetar, ne kompleksin e Durresit. Kuqezinjte do te luajne ndaj Uzbekistanit me 11 gusht nje miqesore. Ne ndryshim nga ndeshjet e kaluara, kosovari ka shtuar pak ne peshe, pas periudhes se pushimeve, gje qe eshte vene ne dukje edhe pas prezantimit te tij te skuadra turke e Gallatasarait. - "Une jam kthyer nga nje periudhe pushimi, keshtu qe une jam i sigurt per te dale me nje peshe me normale. Une mendoj se jam duke bere me te miren mundshme, me kalimin e cdo jave. Mendova se do te vija ne peshen time ideale, por kur te filloje kampionati them se jam gati. Une jam tashme shume afer peshes sime ideale, ndoshta nuk jam plotesisht, por ne fund te nje jave ose dy, pas stervitjes ne palester mendoj se do te jem ne rregull edhe ne aspektin e peshes," - theksoi Cana.