Cana ben bilancin, ndeshje gjigantesh me Marsejen
Viti 2008 po mbyllet. Lojtari i kombetares sone, qe luan te Olimpik Marseje, ne faqen zyrtare te klubit komenton paraqitjet nderkombetare, si eliminimin ne Kupen UEFA, kur Olimpiku u mund ne Shen Petersburg 2-0, edhe pse ne ndeshjen e pare francezet kishin fituan 3-1 ne Volodrom. Por Marseja perjetoi nje eliminim me te hidhur, ne Kupen e Frances, kur i eliminoi nje ekip i kategorise inferiore. Ne prill, Marseja rikthehet dhe fiton nje ndeshje te madhe perballe Olimpik Lionit, 3-1 duke siguruar ne kete menyre nje vend te rendesishem ne Ligen e Kampioneve. Sipas analizes se Lorik Canes, kapiteni i ketij ekipi, ka pasur nje sere veshtiresish, qe sollen edhe ne disa zhgenjime: "Per sa i perket eliminimit e kam te pamundur per ta shpjeguar, por ndodh, madje na eliminoi nje ekip inferior. Ishte nje zhgenjim dhe kjo nuk eshte normale per nje klub si Olimpik Marseje. Une mund te krahasoj kete, me nje shembull tjeter. Me eliminimin ne Kupen UEFA, pas perballjes me Zenit Shen Peterburg, i cili ne vitin e shkuar arriti te fitonte trofeun e UEFA-s. Perfaqesimi ne ndeshjet nderkombetare kishte kosto tjeter qe ndikoi edhe ne paraqitjen tone ne UEFA," - theksoi Lorik Cana. Sezoni aktual ka marre vleresimet e lojtarit, i cili shprehet se eliminimi nga Kupa e Kampioneve, edhe mund te shmangej, gjithsesi eshte konsideruar sukses pjesemarrja ne UEFA.