"Gurra nuk eshte Recak"
Burrel- Akuzat e ish-kryeprokurores se Hages, Karla Del Ponte, kane hedhur ne proteste banoret e Gurres se Matit. Megjithe motin e ftohte dhe boren qe binte, 300 persona kane marre pjese ne kete tubim paqesor, ku jane hedhur parulla kunder deklaratave se ne shtepine e familjes Katuci, eshte bere transplanto organesh te serbeve gjate luftes ne Kosove. Pjesemarres ne kete tubim deputeti i zones, Qemal Minxhozi dhe kryekomunari Sali Celami.
Ne oret e para te dites se djeshme, qindra banore te ketij fshati te mbeshtetur nga dhjetera te rinj nga Burreli dhe zonat per rreth, jane tubuar ne afersi te baneses se Abdulla Katucit, ku Karla Del Ponte ne librin famekeq te saj "Gjuetia", thote se pikerisht aty jane bere transplante organesh jetesore, nga serbe te marre peng gjate luftes se Kosoves. Ndonese jane bere dhjetera hetime ne kete kulle dhe per rreth saj, ne asnje rast nuk jane gjetur shenja te ketij krimi te imagjinuar, nderkohe qe qarqe te ndryshme nuk kane reshtur se akuzuari Shqiperine. Sipas pjesemarresve, protesta ka pasur si qellim hedhjen poshte akuzave, te cilat kane prekur rende nderin dhe traditat e kesaj zone.
Duke kundershtuar ashper keto akuza, deputeti i zones Qemal Minxhozi, tha se "na kane akuzuar rende duke tentuar te shkelin besen dhe nderin, traditat dhe institucionet e tjera te shenjta, qe keto ane i kane njohur dhe respektuar prej shekujsh".
Me mjaft interes eshte pritur dhe fjala e te akuzuarit nga Karla Del Ponte, Abdulla Katuci, 74-vjecarit per te cilin thuhet se ne banesen e tij jane kryer transplante te organeve njerezore. Plaku i kulles ne Gurre te Matit, hodhi poshte akuzat ndaj familjes se tij, fshatit dhe Shqiperise, duke theksuar se "historia dhe ngjarjet kane provuar se jane serbet, ata qe kane realizuar krime te tilla anti-njerezore".
Ne te njejten linje ka qene edhe kryetari i komunes, Sali Celami, i cili kerkoi nga autoritetet shteterore shqiptare, "qe te mos jene pasive ne kete situate, por te kerkoje zbardhjen e se vertetes". Po ashtu banore te shumte i kane bere thirrje qeverise dhe diplomacise shqiptare, qe te hedhin poshte keto akuza dhe trillime te pa imagjinuara nga askush, duke thirrur "Gurra nuk eshte Recak!", "Vrases jo ne, por Milloshevici!" etj. Ne Gurre kane mberritur gjate ketij viti disa ekipe hetuesish, por edhe mediash, nderkohe qe nuk eshte zbuluar asnje gjurme qe vertetonte akuzat e ngritura ne librin e Del Pontes, i dale ne qarkullim ne fillim te ketij viti.
Aleksander Ndoja