"Mund t'i kerkojme pjese Serbise"
Nese Serbia vazhdon me politiken e tensioneve te vazhdueshme dhe cenimin e kufijve te Kosoves, nuk do te thote qe edhe shqiptaret s'kane te drejte te kerkojne pjesen e saj qe i takon. Kjo eshte deklarata e kryetarit te Kuvendit se Kosoves, Jakup Krasniqi, pas dhunes dhe arrestimeve serbe ne Luginen e Presheves qe u ndermor nga ana e policise serbe dy dite me pare. "Vete ministri i Brendshem i Republikes se Serbise, Ivica Dacic doli para publikut te mburrej me arrestimet e percjella me keqtrajtime dhe plackitje te qytetareve te Kosoves Lindore, shtetas te Serbise", tha Krasniqi. Zyrtari i larte kosovar ka perdorur termin Kosove Lindore, per Luginen e Presheves, duke bere te qarte se Prishtina nuk do te pajtohet me keqtrajtimet e popullates shqiptare atje dhe ne rast se veprimet e tilla serbe vazhdojne, ai tha se Kosova mund te kerkoje 'hisen' e vet ne Serbi. "Ju e dini qe per Kosoven kufijte jane te siguruar dhe te garantuar, por nese dikush vazhdon me politiken e tensioneve te vazhdueshme dhe cenimin e kufijve te Kosoves, nuk do te thote qe edhe shqiptaret s'kane te drejte te kerkojne pjesen e tyre. Keto arrestime dhe prezenca e sforcuar militare serbe ne Kosoven Lindore, jane ne funksion te frikesimit te popullsise shqiptare atje, por si ne te kaluaren, as sot nuk do ta arrijne qellimin", nenvizoi kryeparlamentari i shtetit me te ri ne Ballkan. Nderkaq, Krasniqi i ka quajtur veprimet e fundit te Serbise, si politike antishqiptare dhe si vazhdimesi e politikes se Milloshevicit, qe nuk ka arritur te shkeputet nga politikat e terrorit dhe gjenocidit. "Beogradi zyrtar, ne vend qe te sqaroje gjendjen e rreth dy mije shqiptareve te rrembyer gjate luftes ne Kosove, dhe t'i dorezoje mbetjet mortore, ne vend qe t'i pranoje krimet e forcave serbe dhe t'i ndjeke kriminelet e luftes, te cilet madje si ne parade marshojne here pas here drejt Kosoves, ne vend qe te kerkoje falje dhe te shtrije doren e miqesise me shqiptaret dhe Republiken e Kosoves, ai arreston shqiptaret, qe te krijoje pershtypjen sikur ata ishin kriminelet", theksoi Krasniqi. Ai ne te njejten kohe ka kerkuar lirimin e qytetareve te arrestuar dhe u ka bere thirrje Kombeve te Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe t'i denojne veprimet serbe ne Luginen e Presheves. Te arrestuarit shqiptare nga xhandarmeria serbe jane derguar ne godinen e Ministrise se Brendshme ne Beograd dhe pritet qe sot te dalin para gjykates, njoftojne mediat serbe. Ata akuzohen per krime gjate periudhes qershor-tetor 1999, kohe kur qene rrembyer 159 civile te nacionalitetit serb dhe kishin vrare te pakten 51 nga ata.