E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagojne familjaret e te arrestuarve

Luljeta Nuhiu, e shoqja e te arrestuarit Shemsi Nuhiu, thote se forcat speciale serbe ne menyre barbare kane keqtrajtuar bashkeshortin e saj duke ngjallur frik dhe tmerr, tek femijet. Ajo thote se forcat paramilitare kane thyer dyert dhe dritaret, duke trishtuar edhe femijet te cilet ishin ne gjume. Po ashtu edhe nena e te arrestuarit, ishte duke e falur mengjesin kur kishte pare forcat speciale, nga trishtimi kishte pesuar tronditje ne zemer. Ajo thote se gjate 65 viteve te saj nuk kishte pare ashtu keqtrajtimi. Bastisja eshte kryer ne ora 5 e 50 te mengjesit ne kerkim te Shemsi Nuhiut, i cili kishte qene pjesetare i UCK-se se Kosoves, por ai ne fakt eshte jashte Kosoves dhe si pasoje eshte keqtrajtuar vellai i tij. Po ashtu edhe ne familjen Hasani jane arrestuar dy vellezerit Ahmet e Nazif Hasani. Gjate vizites qe kemi bere ne shtepine e tyre, femijet e mitur me lot ne sy dhe te trishtuar, kerkonin babane e tyre te cili e kishin pare duke e rrahur brutalisht, forcat speciale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›