Salihi pas golave: Moment i gezueshem
Pol Gludovac, trajneri i Riedit ka pergezuar fitoren e fundit dhe lojen e skuadres, ku protagonist ishte sulmuesi yne, Hamdi Salihi. Sulmuesi shqiptar, pas nje demtimi eshte rikthyer ne forme, duke shenuar gola te rendesishem me ekipin e tij. "Ne e kemi nisur shume mire fazen e dyte. Ne ndeshjen e fundit luajtem shume mire,' - theksoi trajneri i Riedit. Hamdi Salihi shenoi dy golat e fitores dhe u shpreh i lumtur qe po rikthehet, ne ditet e tij me te mira. "Me ose pa debore, nuk ka rendesi se ne cfare terreni luajtem, ndaj Austria Kartner, ne morem tre pike shume te rendesishme. Jam shume i lumtur me paraqitjen e fundit. Per kete qellim kam punuar shume". Sulmuesi i kombetare sone kishte shenuar vetem dy gola, ne ndeshjet e fundit. "Gezohem shume", - theksoi Salihi - "qe shenova serish. Jam rikthyer ne nje moment te rendesishem per ekipin. Nje sulmues e ka per detyre te shenoje dhe une arrita te rikthehem tek goli." Hamdi Salihi me dopieten e fundit eshte ngjitur, ne kuoten e gjashte golave. Sulmuesi shkodran nje sezon me pare realizoi 12 gola ne kampionatin austriak, me te njejtin ekipi.