E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana e nis si titullar, të dielën debutimi në “Olimpiko”

ROME- Lorik Cana do të bëjë të dielën në mesditë debutimin në stadiumin “Olimpiko” të Romës në kampionat. Për shkak të mungesës së Gonzales, trajneri Edi Reja ka bërë të ditur se do të hedhë në fushë mesfushorin shqiptar ndaj Palermos. “Broki ka ende dhimbje në këmbën e djathtë. Tani që e njoh më mirë, mendoj se Cana mund ta zëvendësojë edhe në atë pozicion. Ka luajtur gjithnjë si mesfushor difensiv, por ai avancon shpesh edhe në sulm. Duhet t’i japë mundësi që të shprehet”, shtoi trajneri i Lacios Edi Reja.
(a.l/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›