E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane Ndertuesve u shtohen shpresat per hipotekimet e vonuara

Qarqet e biznesit mirepriten me nje optimizem te matur si nje hap te pare marreveshjen e nenshkruar midis bashkise se Tiranes dhe qeverise per lehtesimin e procedurave ne hipotekimin e vonuar te qindra bizneseve.

Shoqata e ndertuesve thote se kryetari i ri i bashkise se Tiranes Lulezim Basha po perpiqet te permbushe premtimin per hipotekimin e pallateve me shkelje teknike. Perfaqesuesi i saj Ilir Hebovija thote se marreveshja e bashkise me ministrine e drejtesise dhe ate te puneve publike eshte nje hap pozitiv por ne zbatimin e saj duhet te perfshihet edhe shoqata e ndertuesve te Shqiperise. Shoqata jone eshte nje pale e interesuar thellesisht per zgjidhjen e ketij problemi dhe zoteron gjithe informacionin dhe pervojen per tu bere pjese e procesit - tha ai.

Sipas te dhenave te besueshme e te paplota vetem ne Tirane jane mbi 400 pallate te pahipotekuara dhe Brenda tyre jane mijera apartamente pa hipoteka. Procedurat e reja pritet te pajisin mijera banore me tapite e shtepive ku jetojne prej shume vitesh pa asnje document pronesie edhe pse i kane blere ato me para ne dore.

Parregullsia vinte ne castin kur ndertuesi merrte nje leje ndertimi por shkelte me shtesa katesh projektin e pare. Kjo e bente te pamundur marrjen nga bashkia te lejes se shfrytezimit duke i hapur rruge korrupsionit dhe rryshfeteve te konsiderueshme - thote Bardhi Sejdarasi drejtor i pergjithshem i organizates Biznes Albania. Ai shton se hipotekimi i vonuar do te shtoje transparencen dhe do te ule mundieste per korruptim.

Vitet e fundit u bne shume ligje dhe marreveshje qe nuk jane zbatuar asnjehere. Deri tani as qytetaret nuk marrin dot dokumentat e pronesise dhe as ndertuesit nuk shkeputen dot nga klientet e tyre per te nisur punime te tjera. Keto hipotekime ne 400 pallate pritet te hedhin ne tregun e banesave mijera apartamente qe llogariten se shkojne rreth 800 milione euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›