E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konte i kënaqur: Juve është në rrugën e duhur

BOLONJE- Juventusin e pret një transfertë e vështirë të dielën në orën 15.00, pasi do të përballet në stadiumin “Massimino” me Katanian. Gjithsesi, diferencat mes dy ekipeve janë të mëdha, pavarësisht se bardhezinjtë e kanë ulur disi ritmin në ndeshjen e mesjavës ndaj Bolonjës. Trajneri Antonio Konte duket se ka rigjetur mentalitetin e vjetër të Juventusit, ndërsa në tre ndeshjet e para ka arritur të grumbullojë 7 pikë. Edhe pse është fillimi i sezonit, diçka ka ndryshuar në skuadrën bardhezi, që në dy vitet e fundit ka qenë një zhgënjim më vete. “Ndaj Bolonjës mbeta i kënaqur, pasi luajtëm për fituar edhe kur mbetëm me 10 vetë, - deklaroi trajneri i Juventusit. – Në fund të ndeshjes lojtarët ishin të mërzitur nga rezultati, por gjithsesi ky është shpirti i duhur. Nesër luajmë në Katania dhe rreziqet janë të njëjta me çdo ndeshje në transfertë. Ndeshja do të varet shumë nga ne dhe nga mënyra se si do ta luajmë këtë takim. Sidoqoftë, do të shkojmë për të fituar, me të njëjtin mentalitet si përherë”.
(a.l/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›