E Diel, 1 Nëntor 2026

L.Enrike: Nuk dorëhiqem dhe nuk e ndryshoj lojën

ROME-Ndonëse i vendosur në qendër të kritikave për rezultatet e dobta të këtij fillim sezoni, trajneri i Romës Luis Enrike ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet. “Nuk do ta ndryshoj mënyrën time se si e shoh futbollin, - deklaroi ai në prag të sfidës kundër Parmës. – Numrat deri tani janë negativë, por mendoj se mund ta përmbys situatën”. I pyetur për një dorëheqje të mundshme, spanjolli tha: “Trajnerët varen gjithnjë nga rezultatet, por unë as që e mendoj dorëheqjen”.
(a.l/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›