E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, emblema e Olimpikut të Marsejës

Kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, është bërë "le chouchu" (kanakari) i stadiumit "Velodrome", por gjithashtu është bërë një lojtar i madh që përfaqëson Marsejën.
I MOTIVUAR E KURAJOZ
Ajo që e bën Lorik Canën, kapiten emblematik të Olimpikut të Marsejës, është forca mendore. Në fakt, kalimi i tij nga PSG-ja te OM-ja në vitin 2005 nuk do të ishte kaq evidentg për një tjetër lojtar.
Ndërkombëtari shqiptar, është kapiteni që Olimpiku i Marsejës kërkonte prej vitesh, është ai që sokëllin e motivon shokët e tij të ekipit. Për më tepër, Cana dëshiron të luajë deri në minutëne fundit në të gjitha ndeshjet e kompeticioneve ku klubit i tij është i angazhuar. Është sigurisht sot lojtari me kurajoz, në nivelin e angazhimeve të efektivit marsejez.
NJË TALENT I MADH
Nëse ka një forcë të madhe mendore, duhet nënvizuar se talenit i tij është shumë i lartë. Në fakt, te Marseja ai ka bërë shërbime të cmuara si në mbrojtje apo në mesfushë. Në fakt, në mbrojtjem lojtari i lindur në Prishtinë, është dalluar për ndërhyrjet e tij e për forcën e tij fizike. Ai e morri përsipër shërbimet e mbrojtjes te Marseja gjatë sezonit të kaluar, pasi Rodriguez e Zhive ishin të dëmtuar.
Por roli për të cilin ai ka dobësi është sigurisht mesfusha, shumë aktiv në zhvendosjet e tij, ai shfrytëzon eksperiencën e fizkun e tij për të penguar kundërshtarin të kalojë. Për më tepër, ai po shndërrohet në një lojtar polivalent, pasi me një goditje të rëndë ai ka nisur të shënojë edhe gola.
Lorik Cana, vetëm 25 vjec ështe pra një element thelbësor në loljën e Olimpik i Marsejës, ai ka dhe cilësi të mira njerëzore, duke e shndërruar në lojtarin që të gjithë lojtarët dëshironin ta kishin.
Marrë nga: infos-foot.ne

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›